Home Lajme MAQEDONIA NË ASPEKTIN E KONKURRENCËS RENDITET VENDIN E 60-TË NË BOTË

Maqedonia në krahasim me vitin e kaluar është përmirësuar në tre pozicione, ndërsa për tre vite është përmirësuar në 20 pozicione të reja.

Në raportet e sotme të publikuara nga Forumi Ekonomik Botëror mbi aspektin e konkurrencës, Republika e Maqedonisë prej 140 shteteve të përfshira të botës është renditur në vendin e 60-të. Rezultatet e këtij viti tregojnë se Maqedonia në krahasim me vitin e kaluar është përmirësuar në tre pozicione, ndërsa për tre vite është përmirësuar në 20 pozicione të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav, theksoi se bizneset lokale sot përballen me sfida të vështira dhe se kriza e brendshme që ka përfshirë vendin ka një ndikim të rëndësishëm në punën e bizneseve. Ai kërkoi që politika të tërhiqet nga sektori i biznesit dhe kompanive tu jepet më tepër motiv për të bërë punën e tyre.

“Bizneset lokale sot përballen me sfida të vështira, ata janë të ndikuar nga faktorë të dorës së dytë të cilat janë jashtë kontrollit. Kriza që ka përfshirë vendin ka prekur rëndë kompanitë eksportuese, çështjet e brendshme të tilla si kriza parlamentare, akuzat për korrupsion dhe funksionimi i dobët i ligjit kanë ndikim të rëndësishëm në punën e tyre. U bëj thirrje politik-bërësve që të zbatojnë si duhet reformat, të sigurojnë buxhet të mjaftueshëm për të krijuar ambient të përshtatshëm që institucionet të përfundojnë pjesën e tyre të punës”, deklaroi ambasadori Orav.

Zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike, Vladimir Peshevski, tha rezultatet e publikuara nga Forumi Ekonomik Botëror tregojnë se Maqedonia është duke u përmirësuar në këtë fushë, si dhe theksoi se kjo do të rris konkurrencës ekonomike të vendit dhe do të rris pagat, eksportin, parametrat makroekonomike, si dhe përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

“Në këtë drejtim, megjithëse po kryhen analiza e masave aktuale, tani duke u bazuar në rezultatet e këtij raporti Qeveria e Republikës së Maqedonisë nëpërmjet Këshillit Kombëtar për sipërmarrje dhe konkurrencë do të përpiqemi për të hartuar masa të reja përfundimtare, me qëllim që ky trend pozitiv të vazhdojë edhe më tej”, deklaroi Peshevski.

Nga ana tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha, tha se institucioni i tij kërkon që qeveria t’iu ofrojë kushte të biznesit që të realizojnë qëllimet e tyre dhe konkurrenca të jet në nivel sa më të lartë vendor dhe ndërkombëtar.

“Synimi jonë është që kushtet të cilat duhet të ofrojë qeveria të jenë të tilla që kompanitë mos të kenë pengesa në realizimin e qëllimeve të biznesit të tyre. Njëkohësisht, ne si odë ekonomike shohim të arsyeshme që monopoli në sistemin e energjetikës dhe në realizimin e bizneseve të kompanive më të mëdha, të jetë i lirë dhe mos të ketë monopol në këto veprimtari”, tha Hoxha.

Hoxha poashtu theksoi se kriza politike që përfshiu vendin kishte një impakt negativ në zhvillimin ekonomik, pasi që siç tha ai, kriza të tilla rëndojnë mjaftueshëm biznesin brenda vendit dhe jashtë tij.