Home Lajme BOTË Marina Amerikane dërgon anije luftarake në zonën kufitare të Jemenit

Forcat detare të SHBA-së USS Normandy janë në shoqërim të aeroplanmbajtëses USS Theodore Roosevelt, ku të dielën lundroi nga bazat e Gjirit Arabik në ujërat e Detit Arabik.

Forcat Detare Amerikane dërguan anije luftarake të pajisur me sistem raketor në shoqërim të aeroplanmbajtëses pranë ujërave të bregdetit jemenas, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat detare të SHBA-së USS Normandy janë në shoqërim të aeroplanmbajtëses USS Theodore Roosevelt, ku të dielën lundroi nga bazat e Gjirit Arabik në ujërat e Detit Arabik.

“Cruiser do tu bashkohet forcave amerikane që kryejnë operacione në Detin Arabik, Gjirin e Adenit, në kanalin Bab’ul Mendep dhe në pjesën jugore të Detit të Kuq”, thuhet në deklaratë.

Marina Amerikane pretendon se qëllimi i operacioneve të përmendura është për të siguruar korridore transit për transportin e ngarkesave të rëndësishme në rajon, dhe shton se forcat amerikane kanë intensifikuar praninë e tyre ushtarake në rajon për shkak të krizës aktuale në Jemen.

Paralelisht me këtë, Pentagoni ka mohuar raportimet në disa media, që prania e intensifikuar e anijeve ushtarake të SHBA-së në rajon është për qëllim të ndërprerjes së kanaleve të dhënies së ndihmës ushtarake iraniane për Husitë në Jemen.

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...