Home Lajme MARRËVESHJA HISTORIKE NË MAQEDONI: GRUEVSKI JEP DORËHEQJE

Liderët e katër partive politike në Maqedoni, me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn kanë arritur marrëveshje e cila vendin e dërgon në zgjedhje të parakohshme.

Ata janë marrë vesh që:

Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM të kthehet në Parlament më 1 shtator;

Qeveria aktuale të tërhiqet 3 muaj para zgjedhjeve apo deri në fund të 15 dhjetorit 2015;

Qeveria e përkohshme apo kalimtare të formohet deri më 15 janar 2016;

VMRO-DPMNE nominon kandidatin për kryeministër (deri 15 janar 2016), por në konsulta edhe tri partitë e tjera LSDM, BDI dhe PDSH;

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 24 prill 2016;

LSDM do të nominojë kadidatin për ministër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por siç thuhet në konsultime edhe me VMRO-DPMNE dhe BDI;

Ndarja e ministrive tjera do të jetë midis partive kryesore, ndërsa edhe zëvendësministrat do të kenë të drejtën e qasjes dhe vetos në gjitha ministritë për çështjet e lidhura me zgjedhjet;

LSDM zëvendësministra do të ketë në ministrinë e financave, bujqësisë dhe shoqërisë informatike dhe administratës.

Prokurori i ri Special do të duhet të zgjidhet deri më 15 shtator 2015, që do të udhëheq hetimet për përgjimet dhe do të zgjidhjet sipas marrëveshjes midis katër partive politike.

Nga kthimi i opozitës në Parlament do të nis miratimi i pakos së reformave për zgjedhjet dhe reformat e tjera, por edhe rekomandimet speciale nga raporti i ekspertëve të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Rajnhard Pribe. /INA/