Home Lajme BOTË “Marshimi i grave” kundër presidentit Donald Trump

Qindra mijëra protestues kanë marrë pjeës në “marshimin e grave” i cili është mbajtur në Washington kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

Protestuesit nga qytete të ndryshme të vendit janë mbledhur në Washington për të kritikuar premtimet dhe retorikat që Trump ka përdorur gjatë fushatës. Mediat amerikane kanë raportuar se numri i pjesëmarrësve ka qenë nga 200 mijë deri në 400 mijë protestues.

Qytetarët kanë nisur të mblidhen përreth ndërtesës së Kongresit duke hedhur slogane kundër Trumpit me arsyetimin se gjatë fushatës ka patur në objektiv pakicat në vend dhe gratë.

Gloria Steinem, një prej organizatoreve të protestës në fjalimin e saj është shprehur se Trump nuk përfaqëson vlerat e SHBA-së. Ndër të tjera Steinem duke kritikuar fjalët që Trump ka përdorur kundër muslimanëve, tha se nëse Trump do të fillojë të regjistrojë muslimanët ajo dhe shumë gra të tjera do të regjistrojnë veten e tyre si “muslimane”.

Në protestë ka marrë pjesë edhe kryetarja e bashkisë së Washington D.C. Muriel E. Bowser e cila është një grua me ngjyrë. Ajo në fjalimin e saj është shprehur “Është shumë e vështirë të arrihet një sukses pa u përballur me një diskriminim për shkak të gjinisë. Në këtë vend ka shumë shembuj të kësaj natyre.”

Ndërsa më pas protestuesit nën kontrollin e policisë kanë marshuar drejt Shtëpisë së Bardhë duke mbajtur në duar edhe pankarta me mbishkrimet si “Trump, Rusinë do ta bëjë sërish të madhe”, “Trump respekto të drejtat e grave” dhe “Unë jam grua, unë jam drejtësia”.

Ndërsa një nga protestuesit Kenneth Anderson, për gazetarin e AA-së duke vënë në dukje se kanë dalë nëpër rrugë për ti treguar të gjithë botës se Trump nuk përfaqëson të gjithë popullin amerikan, tha se “Shumica e amerikanëve nuk i mbështesin politikat e Trumpit. Qëndrimet e Trumpit janë një kërcënim serioz për të drejtat e njeriut në SHBA.”

Një tjetër protestuese Alexis Meimar duke theksuar se nuk merret me politikë është shprehur se “Si grua prania e Trump mua më kërcënon. Ndodhem këtu që shqetësimet dhe zëri im të dëgjohet.”

Krahas shumë aktivistëve dhe artistëve që jetojnë në SHBA, në marshim ka marrë pjesë edhe ish- sekretari amerikan John Kerry i cili ka marshuar me turmën duke dhënë mbështetje protestuesve.

Mijëra pjesëmarrës në marshin kundër Trumpit në San Francisco

Përveç fjalimeve të zyrtarëve të ndryshëm, në protestën e organizuar në San Francisco performuan edhe shumë yje të muzikës të cilat në këtë mënyrë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre.

Përskaj motit me shi, marshi u mbajt në zonën më të frekuentuar të qytetit.

“Unë jam këtu, sepse unë nuk e mbështes Trumpin. Nuk e mbështes atë që ka ndërmend ta bëjë”, tha Nancy Bronstein e cila ndodhej në ballë të protestës.

Një protestë e ngjashme u mbajt edhe në Oakland ku sipas njoftimeve kanë marrë pjesë mbi 60.0000 njerëz.

Bëhet e ditur se marshimi ka përfunduar para Shtëpisë së Bardhë, dhe gjithashtu mësohet se ndaj marshimit të grave në Washington kanë dhënë mbështetje edhe dhjetëra mijëra protestues në qytetet e tjera të SHBA-së si New York, Chicago, Los Angeles dhe Boston.

Pritet që protestat kundër Trumpit të vazhdojnë edhe për një kohë në SHBA. /AA/

KULTURË

0 2777

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...