Home Lajme KOSOVË “Masakra” me buxhetin, Pal Lekaj në fund të mandatit shpall tenderin 110...

“Masakra” me buxhetin, Pal Lekaj në fund të mandatit shpall tenderin 110 milionë euro

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila udhëhiqet nga ministri në largim, Pal Lekaj, e ka shpallur një megatender që “peshon” mbi 110.6 milionë euro, përderisa është në ditët e fundit të mandatit të tij dhe njëkohësisht Kosova nuk e ka të miratuar as buxhetin e vitit 2020.

Ky njëherit është tenderi i tretë më i madh për nga shuma, përpos Autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”, i shpallur nga Ministria e Infrastrukturës deri më tani.

Sipas dosjes së tenderit që e ka siguruar portali “Front Online” të hënën që lamë pas, më 13 janar 2020, Ministria e Infrastrukturës ka publikuar njoftimin për kontratë me titull: Ndërtimi i Autoudhës A7, kryqëzimi në disnivel A6, Autostrada A7 Banullë-Dheu i Bardhë, pjesa e udhëkryqit Bresal-Dheu i Bardhë.

Ky tender është i ndarë në katër lote: Loti i parë është mbi 7 kilometra, loti i dytë është 5.1 kilometra, loti i tretë është 6.4 kilometra dhe loti i katër është 6.2 kilometra.

Bazuar në vlerën e përgjithshme të projektit prej mbi 110.6 milionë, vlera e një kilometri Autostradë të shpallur së fundi nga Pal Lekaj do t’i kushtoj buxhetit të Kosovës rreth 4.5 milionë euro.

Ministrisë së Infrastrukturës ka refuzuar të përgjigjet se mbi çfarë baze është shpallur ky megatender, derisa Kosova nuk e ka të miratuar as buxhetin e këtij viti dhe ministri Lekaj është në fund të mandatit,

Por, në Ministrinë e Financave kanë thënë se ky tender i ministrit në largim Pal Lekaj është në kundërshtim me Ligjin, pasi që për vlera të tilla të mëdha financiare nuk ka as buxhet në dispozicion.

“Në bazë të Ligjit autoritetet kontraktuese mund ta përdorin 1/12 e vitit paraprak për muajin janar 2020 dhe 1/12 e vitit 2019 për muajin shkurt dhe asnjë cent më shumë, përderisa kjo është kontratë shumë e madhe financiare”, ka thënë një zyrtar i lartë në Ministrinë e Financave, i cili ka preferuar të flas pa emër.

Në bazë të dosjes së siguruar të tenderit shihet se operatorët ekonomik, të cilët synojnë të marrin pjesë në këtë proces të prokurimit gjatë tre viteve të fundit duhet t’i kenë qarkullim financiar prej jo më pak se 20 milionë për secilin lot.

Ky kriter zvogëlon tej mase konkurrencën vendore dhe i hap rrugë kompanive rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjithnjë duke u bazuar në dosje të tenderit, si asnjëherë më parë operatorët ekonomik që synojnë pjesëmarrje duhet të paguajnë vlera të mëdha financiare për sigurimin e tenderit, ku për lotin 1 vlera e sigurimit të tenderit është 900 mijë euro, për lotin 2 është 600 mijë euro, për lotin 3 shkon në 800 mijë euro dhe për lotin 4 është hiç më pak se 700 mijë euro.

Sipas njoftimit të publikuar në dosje, takimi për hapjen e ofertave për këtë proces prokurimi është 24 shkurt 2020 në Ministrinë e Infrastrukturës.

KULTURË

0 2992

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...