Home Lajme KOSOVË Masat anti-COVID/ LDK dënohet me 2000 euro për mbajtjen e tubimit elektoral...

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi të bërë në FB ka ripërsëritur se askush s’është mbi ligjin, duke aluduar kështu tek tubimet elektorale.Madje ai ka publikuar dëmin prej 2000 euro që i ka shqiptuar LDK-së për tubim elektoral në kryeqytet.Ai në shkrimin e tij të fundit iu ka bërë thirrjeve partive politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë.Ky është postimi i Tahirit:Askush mbi ligjin!Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1.Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë.