Home Lajme KOSOVË Masat e reja, pezullohet edhe transporti publik i udhëtarëve

Ministri Infrastrukturës ka njoftuar se transporti publik do të ndërpritet deri në përfundim të vikendit, gjegjësisht më 9 nëntor, në ora 05:00.MI nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’ ka kumtuar se, pas marrjes së masave të reja për parandalimin e transmetimit të coronavirusit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, është marrë vendimi edhe për pezullimin e transportit publik.“Ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin 01/41 të datës 06.11.2020, në pikën 2 të këtij vendimi ka pezulluar disa paragrafë, ndër to paragrafin 14 të vendimit 01/39 të datës 01.11.2020, me ç’rast pezullohet transporti publik i udhëtarëve deri të Hënën më 09.11.2020 në ora 05:00”.