Home Sport Mavraj: Ishte mbështetja e Zotit, unë nuk besoj në hajmali

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, është i njohur si mysliman i devotshëm dhe këtë e dëshmoi me festimin e golit në ndeshjen kundër Armenisë.

Mbrojtësi i Kolnit ishte ndër më të mirët në ndeshje, ndërsa edhe në deklaratat e tij pas takimit vazhdoi ta mbështesë atë që beson, transmeton koha.net.

“Paska qenë hajmalia e Kombëtares sonë”, ishte komenti i një gazetareje nga studiot e TVSH-së, duke folur për lojën e tij meqë ai ishte në dyshim për të luajtur.

Por, kjo deklaratë hasi në reagimin e futbollistit 28-vjeçar.

“Unë nuk besoj në hajmali. Ishte mbështetja e Zotit, ishte ndihma e Zotit i cili më ndihmoi jo vetëm mua, por të gjithë Kombëtaren në ndeshjen e sotme”, ka sqaruar Mavraj.