Home Prizreni online Mbahet konferenca me temë” Modernia dhe Tradita”

Në Prizren u mbajt konferenca me temë ‘Modernia dhe Tradita’ ku ligjëruesi ishte prorektori i Universitetit Duzce të Turqisë, Prof. Dr. Idris Sahin.Profesori Idris Sahin ishte mysafir special në Prizren, i ftuar në cilësinë e ligjëruesit, tek konferenca e zhvilluar nga organizata jo qeveritare “Arasta” në bashkëpunim me OJQ “IDEA.” Ai me stilin e tij të veçantë të ligjërimit, është bërë mjaft i njohur me trajtimin e temave inspiruese, motivuese dhe sociale.
Sipas profesorit Idris “modernia” ka lindur nga periudha e renesancës, e njohur ndryshe si epoka e re, apo rilindja. Në këtë periudhë perëndimorët kanë larguar pothuajse të gjitha traditat dhe zakonet e rënda nga krishterimi dhe kanë lehtësuar aplikimin dhe praktikimin e këtij besimi, por ajo se çka kanë humbur bashkë me traditat ishte morali, ndryshe , mungesa e të cilit ndihet edhe sot.
Marrëdhëniet në mes islamit dhe perëndimit tash po kalojnë në një fazë tjetër ..
Në tribunën e mbajtur ishin të pranishëm rreth 200 pjesëmarrës, ku në mesin e tyre ishin edhe kryetarët e shoqatave të ndryshme, zyrtaret nga protokolli shtetëror dhe shumë gazetarë,

KULTURË

0 2403

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...