Home Lajme KOSOVË Mbase Serbia “fluturon” ta njohë Kosovën, dhe gabon?

Nënkryetari i qeverisë serbe dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq deklaroi se ekziston mundësia që Serbia “të fluturojë për ta njohur Kosovën”, duke qenë e bindur se ky është kushti për pranimin e saj në BE.

Ai tha për gazetën Danas të ditës së nesërme se Serbia është ngopur me kushtëzime në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe se situata tash është e tillë që “pranojmë ose refuzojmë diçka që askush ende zyrtarisht nuk e kërkon këtë nga ne”.

Kjo për ne, prapë, nuk do të thotë asgjë tjetër pos një shenjë se mund të na ndodhë edhe atë që e kam thënë – “që ne të fluturojmë për ta njohur Kosovën, duke qenë të bindur se ky është kusht, kurse pastaj dikush të na thotë: na falni, por kusht ka qenë diçka tjetër”, tha ai, transmeton ‘Zëri’.

Sipas tij, BE-ja “nuk është e sigurt as çka të bëjë me veten, e as çka të bëjë me ne”, ndërsa në pyetjen lidhur me deklaratën e Tomisllav Nikoliqit, se Serbia me njohjen e Kosovës do të hynte në BE, Daçiq tha se kur deklarate e tyre të analizohen mirë, arrihet te e njëjta gjë.

“Që të dy po flasim për kushtet. Por se cili kusht është më i rëndësishmi, është një çështje për të cilën dallimet janë të lejueshme, por jo thelbësore”, tha ai, duke saktësuar se hapja e kapitullit është kushtëzuar me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, kurse tash me çështjet e urës dhe “parkut të paqes” në Mitrovicën e veriut.

Ndërkaq, i pyetur nëse me nënshkrimin e planit individual të partneritetit (IPAP) me NATO-n Serbia po i afrohet Aleancës veri-atlantike, Daçiq u përgjigj se Serbia “që moti” po afrohet, por jo si anëtar potencial, por si partner serioz dhe i përgjegjshëm.

“Evropa është NATO. Rreth nesh janë anëtaret e NATO-s. Pos kësaj NATO është edhe në Kosovë. Andaj nuk shoh asgjë më normale se sa bashkëpunimi i plotë dhe partneriteti me të”.

KULTURË

0 2729

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...