Home Lajme KOSOVË Mbi 39 qytetarë futen në karantinim pas kthimit nga vendet e huaja...

Mbi 39 qytetarë futen në karantinim pas kthimit nga vendet e huaja në Kosovë

39 qytetarë të Kosovës të ngujuar jashtë vendit janë kthyer sot në mëngjes.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se prej tyre kishte fëmijë, të moshuar, gra e burra.

Ai tutje shtoi se dje u kthye edhe ekipi Kombëtar i Boksit dhe se të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

“Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani.E falenderoj Ministrin Quni dhe Ushtrinë e Kosovës që menjëherë dhe me profesionalizëm po na ndihmojnë”, theksoi Abdixhiku.

Ai gjithashtu tha se qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat tona.

“Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë”, rikujtoi ai.

Të gjitha këto masa me karantinim po ndërmerren në mënyrë që shanset për përhapjen e këtij virusi të jenë sa më të vogla.

KULTURË

0 2141

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...