Home Lajme KOSOVË MBI 55 MIJË PERSONA NË KOSOVË NUK DINË SHKRIM E LEXIM

Në Kosovë, sipas regjistrimit të popullsisë 2011, janë evidentuar gjithësie 55 001 persona që nuk dinë shkrim-lexim që përbënë 3.2% të numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe 3.9% të grupmoshave mbi 10 vjet.

Arsimi në Kosovë nuk është i nivelit cilësor, ku arsimi fillor ka pjesëmarrjen më të lartë sa i përket përgatitjes shkollore të popullsisë dhe përbën 38.2%, ai i mesëm 24.3% dhe ai i lartë 9.3% (vetëm 0.8% me magjistratur- master dhe doktorata), gjithmonë të dhëna këto sipas regjistrimit të fundit të popullsisë.

Ndërsa, shqetësuese janë edhe të dhënat nga braktisja e shkollimit dhe mos regjistrimi i nxënësve në shkollën e mesme duke e vështirësuar kështu edhe më tepër situatën sa i përket nivelit të shkollimit.

Këto të dhëna i rikujtojmë në ditën ndërkombëtare për avancim të shkrim-leximit e cila shënohet çdo vit më 8 shtator ka për qëllim që të ngritë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit i cili fatkeqësisht si proces është prezent në shumë shoqëri.

leximit rrjedh nga Konferenca botërore e ministrave të arsimit e organizuar në shtatorin e vitit 1965 në Tehranë e cila temë boshte kishte zhdukjen e analfabetizmit, ndërsa UNESCO si ditë ndërkombëtare e shënon nga viti 1966 me qëllim të promovimit të rëndësisë së arsimimit të fëmijëve dhe të rriturve.

Sipas të dhënave të UNESCO, rreth 775 milionë persona të rritur në planet nuk kanë as minimumin e nivelit të shkollimit, 1 në 5 persona të rritur janë analfabet nga të cilët 2/3 janë femra
.
Rreth 75 milionë fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk ndjekin rregullisht shkollimin ose e kanë braktisur tërësisht atë./lajmi.net

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...