Home Lajme KOSOVË Mbi 83 mijë kilogramë mish asgjësohen nga AUV-ja brenda 6 muajve!

Inspektorati Veterinar i brendshëm i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë vitit ka realizuar 1 mijë e 600 inspektime të subjekteve të cilat merren me produktet me origjinë shtazore (prodhuese, ruajtëse, tregtuese).

Në 6-mujorin e fundit janë asgjësuar 83 mijë e 301 kilogramë produkte me origjinë shtazore.

Arsyet e asgjësimit të këtyre produkteve kanë qenë të ndryshme, shkruan IndeksOnline.

“Arsyet e asgjësimit të produkteve me origjinë shtazore kanë qenë të ndryshme, për shkak të kushteve jo adekuate të ruajtjes, therjes së kafshëve jashtë thertoreve të licencuara, përpunim dhe paketim të produkteve pa licenca nga AUV-ja, me afat të skaduar, pa dokumentacion etj. Për periudhën 6-mujore të vitit 2020 janë asgjësuar 83.301 kg produkte”, ka thënë Lamir Thaçi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se përveç ndalesave dhe konfiskimeve të produkteve që ka kryer Inspektorati…, kanë qenë edhe vetë subjektet që kanë pasur kërkesa për asgjesimin e produkteve me afat të skaduar.