Home Lajme KOSOVË “Mbrojtja Civile” e njerëz të MUP-it vëzhgojnë 24 orë urat në Mitrovicë

Katër urat mbi Ibër që ndajnë qytetin e Mitrovicës, që nga e premtja do të vëzhgohen 24 orë në ditë nga Policia e Kosovës – stacioni veri, pjesëtarë të të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, si dhe njerëz tjerë të MUP-it serb.

Këto struktura do të vëzhgojnë me shumë kujdes po thuajse hyrje-daljet e secilit individ dhe automjet që kalon në drejtimin jug-veri dhe anasjelltas, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ky plan operativ është marrë të enjten pas takimit që ka zgjatur dy orë, (nga ora 9:00 deri 11:00) në zyrën e Kosovës pranë Qeverisë së Serbisë në veri të Mitrovicës.

Mësohet se ky plan, ku ishte i pranishëm edhe një nga anëtarët e kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, do të vazhdojë deri në një afat të pacaktuar kohor.

“Ministri Mariq ka urdhëruar për një vendim të tillë pas incidenteve të fundit në veri, derisa ka kërkuar nga kreu i policisë në veri që raportet policore gjatë 24 orëve për të gjitha ngjarjet që ndodhin në atë pjesë, t’i dërgohen në e – mailin e tij”, ka thënë ky burim.

Në këtë takim përveç ministrit Mariq, kanë marrë pjesë edhe kryetari legal dhe ai ilegal i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq e Aleksandar Spiriq, pastaj shefi i “Mbrojtjes Civile” në veri, Stevo Paviçeviq, si dhe drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq./express/

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...