Home Lajme BOTË “Mburoja e Eufratit”, 40 përqind e Al Bab-it merret nën kontroll

Ushtria e Lirë Siriane (ULS), me mbështetjen e Ushtrisë së Turqisë (TSK), deri më tani ka arritur të marrë 40 përqind të qytetit Al Bab nën kontroll. Me përparimin në jug të qytetit, ULS ka penguar edhe hyrjen e forcave të regjimit në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA në Al Bab, thuhet se ushtria turke dhe ULS po vazhdojnë të përparojnë në perëndim dhe jug të qytetit.

TSK dhe ULS kanë hyrë në qendër të qytetit nga ana perëndimore, duke marrë nën kontroll xhaminë Zemzem, qendrën sportive, godinën e Partisë Baas, spitalin Hikme, tregun dhe pjesën e depove.

Në këtë mënyrë ULS pas marrjes nën kontroll të disa kodrave të rëndësishme si Shejh Akil dhe të tjera, mundi të hyjë 1.5 kilometra në brendësi të qytetit.

Ndërkohë duke përparuar në jug, ULS ka marrë nën kontroll pika të rëndësishme duke arritur deri në kryqëzimin i cili të çon në Tadif.

Sipas përllogaritjeve të AA, ULS dhe TSK ka nën kontroll 40 përqind të territorit të Al Bab-it.

Në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit”, TSK dhe ULS në vend që të përparonin në qendër të qytetit, zgjodhën ta rrethojnë atë duke mënjanuar kështu humbjet në radhët e civilëve.

Me marrjen nën kontroll të kryqëzimit që lidh qytetin Bab me atë të Tadif-it, është penguar mundësia e hyrjes së regjimit në këtë qytet.

Avionët rusë që prej 20 janarit ishin duke goditur pozicionet e organizatës terroriste në jug të Al Bab-it, duke i hapur rrugën kështu regjimit që të hynte në këtë qytet, ndërsa synimi parësor i regjimit ishte Tadif-i.

Forcat e regjimit ende nuk kanë mundur të futen në qendër të Tadif-it, ndërsa Rusia më parë deklaroi se forcat e regjimit morën këtë qytezë.

1.927 kilometra katrorë janë pastruar 

Në kuadër të ofensivës, TSK dhe ULS kanë arritur të pastrojnë nga organizatat terroriste rreth 1.927 kilometra katrorë territor. Ofensiva nisi më 24 gusht të vitit 2016.

KULTURË

0 2780

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...