Home Lajme BOTË “Mburoja e Eufratit”, neutralizohen 46 terroristë të DEASH-it

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në ditën e 151-të të operacionit “Mburoja e Eufratit” kundër organizatës terroriste DEASH në veri të Sirisë, shkatërruan 21 caqe të organizatës ndërsa 46 terroristë janë neutralizuar.

Nga TSK njoftojnë se operacioni i cili ka filluar më 24 gusht të vitit të kaluar, qëllimi i të cilit është për të eliminuar kërcënimin kryesisht nga DEASH-i në veri të Sirisë edhe më tej vazhdon.

Forcat opozitare që nga fillimi i operacionit kanë vendosur kontroll mbi 227 fshatra të Sirisë, që mbulon 1.875 kilometra katrorë të territorit të këtij vendi.

Avionët e forcave ajrore turke bombarduan pozicionet e DEASH-it në El-Bab, Bzagah dhe Kabbasin. Me këtë rast janë shkatërruar 21 caqe terroriste, 17 ndërtesa banimi, një granatahedhës dhe një automjet të blinduar.

Më tej thuhet se në sulm janë vrarë të paktën 46 pjesëtarë të organizatës terroriste ndërsa 16 janë plagosur. Në operacion janë konfiskuar dhe shkatërruar një sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit. /AA/

KULTURË

0 2418

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...