Home Lajme BOTË MBYLLEN MBI 1500 SHKOLLA TË GYLENIT

Pas dështimit të puçit ushtarak, që dyshohet se është organizuar nga lëvizja tanimë e shpallur terroriste “Gylen – FETO”, Qeveria Turke ka marrë vendim për mbylljen e mbi 1500 shkollave të udhhequra nga ky sekt Gylenist.

Sipas autoriteteve Turke, ky veprim vjen pasi që ka indikacione të mëdha se pikërisht përmes këtyre shkollave private, lëvizja Gylen edukonte gjenerata nxënesish me vite të tëra të cilët pasi i “shpërlahej truri” futeshin në institucione shtetërore dhe vazhdonin të mbeteshin pjesë e këtij grupi i cili dyshohet se qëndron prapa grushtetit të pasuksesshëm të 15 korrikut.

Në ndërkohë, pas mbylljes së këtyre shkollave, Qeveria Turke ka marrë vendim për formimin e Agjencisë “Maarif” e cila do të menaxhoj këto shkolla në të ardhmen.
“Nxënësit fare nuk duhet të brengosen. Shkollat do të menaxhohe nga shteti i Turqisë” thuhet në njoftimin zyrtar.

Edhe në Kosovë ekzistojnë shkollat e financuara dhe të menaxhuara nga sekti Gylenist, por akoma nuk dihet deri më tani se si do të jetë fati i tyre.

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...