Home Lajme BOTË Mbyllen përfundimisht shkollat e FETO-s

Ministria e Arsimit e Marokut ka njoftuar se përfundimisht janë mbyllur shkollat “Muhammed Fatih” të Organizatës Terroriste FETO.

“Në kuadër të vendimit të mbylljes së të gjitha institucioneve arsimore dhe mësimore të lidhura me shkollat ‘Muhammet Fatih’, këto shkolla janë mbyllur në datën e paraparë”, thuhet në njoftimin me shkrim nga ministria.

Në njoftim theksohet se në kuadër të garantimit të të drejtave të arsimimit, nxënësit janë regjistruar në institucione të ndryshme arsimore private ose shtetërore në bazë të kërkesave të prindërve dhe sugjerimit të Zyrës për arsim dhe mësim.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme, më 5 janar mori vendimin për mbylljen e shkollave “Muhammed Fatih” të themeluara në vitin 1993, konkretisht për të gjitha tetë degët e shkollave të cilët gjenden në qytetet Kazablanka, Fes, Tatvan dhe El-Xhedide të Marokut. Ministria pati njoftuar se vendimi për mbylljen e shkollave do të zbatohet brenda një muaji.

Gjykata administrative kishte rrëzuar ankesat e drejtuesve të shkollës dhe të prindërve të nxënësve ndaj vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendhsme të Marokut për mbylljen e institucioneve arsimore të FETO-s.

Në njoftimin e gjykatës u bë e ditur se ankesat nuk mund të pranohen për arsye se vendimi i Ministrisë së Brendshme nuk mund të anulohet nga gjykatat administrative.

KULTURË

0 2909

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...