Home Lajme KOSOVË Me rastin e Ditës Të Personave të Pagjetur fiken dritat e Urës...

Për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, sot, më 27 prill në ora 20:00, dritat në Kala dhe në Urën e Gurit do të fiken për 5 minuta.

Me këtë rast ftohen të gjithë qytetarët që t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë apo banesat e tyre për 5 minuta, ku duke i kaluar 5 minuta në errësirë do të mund të bashkëndjejmë sadopak me dhimbjen dhe terrin në të cilin ndodhen familjarët e 1,639 personave të pagjetur tash e 21 vite.

Edhe pas dy dekadash, familjarët e personave të pagjetur kërkojnë zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre, ndërsa presin në ankth për të ditur të vërtetën dhe angazhohen që të vendoset drejtësisa për krimet që janë bërë ndaj familjarëve të tyre.

Ky aksion organizohet nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo, Missing Persons Resource Center, Integra, Humanitarian Law Center, forumZFD – Kosovo Program, New Social Initiative, dhe Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims.
#nëterrinetëpagjeturve, ka shkruajtur kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka.