Me tupana e valle në aeroport për mirëseardhje të bashkatdhetarëve
Një numër i madh i bashkatdhetarëve edhe sot kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit. Ndërsa, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, aktualisht është një numër i madh i qytetarëve të cilët po presin të afërmit e tyre.Në videon e siguruar nga Rtv Besa, shihet se bashkatdhetarët po priten me valle e tupana.Përndryshe, përkundër masave dhe situatës me pandeminë COVID-19, numri i bashkatdhetarëve që ia kanë mësyrë Kosovës është mjaft i madh. Vetëm dje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë realizuar 57 fluturime vajte-ardhje. E nga vikendi i kaluar e deri të enjten në Kosovë kanë arritur mbi 25 mijë udhëtarë.