Home Teknologji MEDRESISTI NGA GJILANI KA KRIJUAR DY APLIKACIONE PËR TELEFONAT MOBILË‏

Nxënësi i gjimnazit ‘Medreseja Alaudin’ në Gjilan , Emin Emini ka krijuar dy aplikacione të rëndësishme, të cilat tashmë janë aprovuar nga Apple dhe janë të gatshme për t’u shkarkuar për publik.

Aplikacioni i parë ka të bërë me një ritual fetar Islam siç është dhikri – kujtimi i Zotit, duke recituar tekste të veçanta fetare. (Dhikr App https://appsto.re/us/AI9_7.i+ )

Ndërsa i dyti ka të bëjë me abdesin. (Wudu App – Ablution https://appsto.re/us/bY_a8.i)

Fillimisht këto aplikacione paraqiten në gjuhen angleze, por së shpejti do të jenë edhe në gjuhën shqipe, boshnjake, turke, gjermane, frënge, spanjolle e të tjera.

Emini është vetëm 16 vjeç, dhe sivjet vijon klasën e 12 në Medresenë e Gjilanit. Së fundi kjo shkollë është zgjedhur në e para në top 10 shkollat e mesme publike dhe private në Kosovë.