Home Lajme KOSOVË Mërgimtari shkon para Gjykatës Speciale, por nuk lejohet nga sigurimi për shkak...

Pranë Dhomave e Specializuara në Hagë sot ka filluar konferenca statusore në rastin kundër ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ndërkohë, në përkrahje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dalë disa mërgimtarë që jetojnë jashtë, të cilat kanë udhëtuar të shkojnë në Hagë, për të mbështetur clirimtarët. Por, disa nga ta janë penguar nga sigurimi i Speciales që të protestojnë me arsyetimin se mbajnë maska me logo të UÇK-së.Mërgimtari Skënder Shabani, që jeton në Hamburg të Gjermanisë, ka thënë se ai ishte penguar nga sigurimi i ndërtesës së Gjykatës, që të protestojë më maskën, që bartë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.“Nuk po më lejohet nga sigurimi i Tribunalit të protestoj me logo të UÇK”, ka thënë ai.Ndryshe, prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin ‘për kryerjen e krimeve të luftës’. Ata u arrestuan dy javë me parë, ndërkaq në paraqitjen e parë para gjykatësit ata kanë mohuar kategorikisht aktakuzat që ngarkohen.

KULTURË

0 61

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren