Home Lajme KOSOVË Miftaraj: Dasmat të mbahen në platformën ‘Zoom’

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka përdorur satirën duke ofruar një alternativë për mënyrën e mbajtjes së dasmave.

Sipas masave të reja të qeverisë për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, në organizime të ngjashme sikurse dasmat lejohen të marrin pjesë fizikisht vetëm 10 persona, shkruan Gazeta
Miftaraj ka thënë se dasmat mund të organizohen përmes platformës ‘Zoom’.

“Propozim: Dasmat te organizohen permes platformes Zoom. Nusja, dhenderri, dhe tete anetare te familjes ne salle, dhe mbi 100 musafire te dalldisen permes platformes Zoom”, thuhet në postimin e tij.