Home Lajme KOSOVË Mihajloviq fajëson shqiptarët për incidentet në veri

Incidentet në Mitrovicë reflektojnë gjendjen e tensionuar të të dyja palëve nga dy anët e Lumit Ibër, ka thënë në zyrtar i lartë në qeverinë serbe, Milivoje Mihajloviq.

Sipas tij shqiptarët janë ata që po nxisin konflikte duke thyer marrëveshjen e Brukselit për paqe.

“Shqiptarët po provojnë të thyejnë marrëveshjen e Brukselit, dhe gjendja do të vazhdojë të jetë e njëjtë po që se nuk kryhen hetime dhe të identifikohen personat që shkaktojnë konflikte”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Ai tha se shume incidente ndodhën kur ka pasur kriza politike mes Kosovës dhe Serbisë, sepse, sipas tij, shqiptarët u përpoqën të prishin marrëveshjet që janë arritur në Bruksel.

Poashtu, sipas Mihajloviq një tension i dukshëm është edhe tek komunikuteti serb, pasi që ata jetojnë të izoluar nga padrejtësitë politike në Mitrovicë. /Indeksonline/

KULTURË

0 2775

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...