Home Prizreni Online Mijëra tifoz kosovarë drejt Shkodrës per ndeshjen Kosovë -Islandë


Mbrëmjen e së premtes në qytetin e Shkodrës zhvillohet ndeshja midis Kosovës dhe Islandës, e cila zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për Kampionatin Botëror 2018. Për të ndjekur këtë ndeshje të ekipit të Kosovës me mijëra tifozë nga qytete të ndryshme të Kosovës janë duke udhëtuar nëpërmjet Rrugës së Kombit për në Shkodër ndërkohë që në pikën kufitare të Morinës disa prej tyre shpresojnë në një rezultat pozitiv jo vetëm për Kosovën por edhe për Shqipërinë.Tifozët kanë bërë më dije se rreth 40 autobusë do të udhëtojnë për në Shkodrës, ku rreth orës 15:00 pritet që të krijohet atmosferë festive në Shkodër. Ata gjatë udhëtimit drejt Shkodrës përmes rrugës së Kombit do të shoqërohen nga Polica rrugore e Kukësit dhe e Kosovës.

KULTURË

0 2720

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...