Home Lajme BOTË Ministri Çelik kritikoi ashpër deklaratat e Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm austriak

Ministri turk i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik tha se ata të cilët ndjekin politika islamofobe dhe kundër Turqisë për të konkurruar me të djathtën ekstreme i shërbejnë vetëm forcimit të ekstremit të djathtë dhe racizmit.

Në mesazhin e tij të postuar në median sociale Twitter, Ministri Çelik tha se qëndrimi anti-turk nga ana e Kryeministrit të Austrisë, Christian Kern dhe Ministrit të Jashtëm, Sebastian Kurz në të gjitha platformat e Bashkimit Evropian i shkakton humbje vetëm atyre.

Çelik, duke aluduar në deklaratat e Kern se ardhja në pushtet e ekstremit të djathtë në vendet kyçe të Bashkimit Evropian do të jetë një problem i madh, në postimin e tij shkruan se “Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Austrisë përdorin retorika më ekstreme se ato të bëra nga vet ekstremi i djathtë”.

Duke e bërë të ditur se ata të cilët përpiqen që me anë të fjalimeve më ekstreme se të ekstremit të djathtë të baraspeshojnë lëvizjet e këtyre të fundit kanë humbur në zgjedhje, Ministri Çelik tha: “Ata të cilët përdorin retorika të ngjashme për të konkurruar me ekstremin e djathtë kanë humbur zgjedhjet në tërë Evropën ose janë dobësuar. Ndjekja e politikave islamofobe dhe kundër Turqisë nga ana e Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Austrisë në të gjitha platformat e BE-së vetëm se do të ndihmojnë në forcimin e ekstremit të djathtë dhe racizmit”.

Çelik rikujtoi se të gjithë politikanët e zakonshëm, të cilët garojnë në të njëjtën korsi me ekstremin e djathtë në vend se të luftojnë kundër tyre, kanë humbur dhe se rrymat e ekstremit të djathtë kërcënojnë ekzistencën e BE-së dhe paqen.

“Ata të cilët mbajnë qëndrim anti-turk me qëllime politike kontribuojnë shumë në forcimin e racizmit”, tha Çelik. /TRT/

KULTURË

0 2901

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...