Home Lajme KOSOVË MINISTRI I MZHR-SË FIKRIM DAMKA PRITI AMBASADORIN AMERIKAN Z.PHILIP KOSNETT

Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka priti në takim ambasadorin e Ambasadës Amerikane në Kosovë z.Philip Kosnett dhe zyrtarë tjerë nga kjo ambasadë. Ministri falënderoj ambasadorin për vizitën dhe përkrahjen që qeveria Amerikane kanë ofruar dhe ofrojnë për Republikën e Kosovës. Ministri e njoftoj ambasadorin për punën e MZHR-së, programet dhe prioritetet si dhe shprehi gatishmëri për bashkëpunim me programet e USAID për të avancuar zhvillimin rajonal në Kosovë drejt rritjes së zhvillimit ekonomik, krijimit te vendeve të reja të punës dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve duke krijuar një zhvillim rajonal të balancuar.

Ambasadori z.Kosnett uroj ministrin për detyrën dhe i uroj suksese në zbatimin e prioriteteve të MZHR-së, u theksua edhe bashkëpunimi rajonal me vendet fqinje si një mundësi për zhvillim, si dhe të ketë fokus edhe tek diaspora dhe bizneset.

Ministri dhe ambasadori shprehen gatishmëri që të vazhdojë komunikimi për mundësitë e bashkëpunimit mes MZHR-së dhe programeve të USAID.
Në takim ishin pjesëmarrës edhe zv.Sekretari i Përgjithshëm Besim Kamberaj dhe Koordinatorja e Programeve dhe Politikave nga USAID Vilma Shabani.

Similar articles