Home Lajme KOSOVË MINISTRI I SHËNDETËSISË SË LETONISË VIZITON KOSOVËN

Me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, sot për një vizitë zyrtare tre ditore vjen në Kosovë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Letonisë, Guntis Beleviçs.

Në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë, Ministri Rrahmani do të pres në MSh, homologun e tij letonez Belevics, në një takim që fillon në ora 13:45 minuta.

Më pas, të dy ministrat do të japin një konferencë për media, në ora 14:20 në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë i Letonisë do të vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku do të pritet nga drejtori i SHSKUK-së , dr. Curr Gjocaj; qendrat për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në Kllokot dhe do të takojë edhe kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kurse, në ditën e tretë të vizitës, pas një takimi pune që do ta ketë me Ministrin Rrahmani, ministri letonez i Shëndetësisë, do të ketë disa vizita edhe në disa institucione si Muzeu Etnologjik dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, për të përmbyllur vizitën e tij në Kosovë me një vizitë prodhuesit vendor farmaceutik “Trepharm”./Kosovapress/

KULTURË

0 2143

Drejtoria Rajonale e dorëshkrimeve në qytetin Konya të Turqisë restauron një prej kopjeve të dorëshkrimit "El-Kanun Fi’t Tıbb" i cili për qindra vjet...