Home Lajme KOSOVË Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes tek qytetarët gjatë ngasjes së automjeteve

Ministria e Infrastrukturës ka publikuar raportin mbi gjendjen aktuale të rrugëve në Kosovë, ku gjendja më e vështirë është paraqitur në rajonin e Gjakova, ku gjatë ditës së kaluar ka pas intervenime në të gjitha akset rrugore për shkak të reshjeve të borës.Po ashtu, është intervenuar me kripë në të gjitha akset.Ndërsa, bëhet e ditur se në këtë rajon gjatë ditës janë hapur kanale në vendet ku ka pasur nevojë për largimin e ujit.