Home Lajme KOSOVË Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor hap tender mbi 2 milionë euro...

Reagim ndaj Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për hapjen e tenderit mbi 2 milionësh me procedurë të përshpejtuar
Më 11 Mars – 2021, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor ka hapur tender për ‘Zbatimi i masave të Efiçencës së Energjisë në ndriçim publik në 23 komuna’, tender me vlerë 2 milionë e 375 mijë e 294 euro.

Ky tender do të zhvillohet me procedurë të përshpejtuar. Por, KOSID kundërshton vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të hapur tenderin 2.3 milionë euro për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë̈ në ndriçim publik në 23 komuna në Kosovë.

Sipas KOSID, është̈ e patolerueshme që një̈ qeveri në largim të publikojë thirrje për një̈ tender milionësh brenda një̈ periudhe kaq të shkurtër.

Hapja e tenderëve me procedura të përshpejtuara lë hapësirë të madhe për keqpërdorime në tenderë të cilat ndikojnë jo vetëm në buxhetin, por edhe në imazhin e shtetit. Andaj, KOSID kërkon nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor anulimin e këtij tenderi, thuhet në njoftimin e KOSID.