Home Lajme KOSOVË Ministrja Haradinaj-Stublla përkujton viktimat e Holokaustit, krenare për rolin e shqiptarëve në...

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, ka përkujtuar viktimat e Holokaustit – një prej tmerreve më të mëdha në historinë e njerëzimit, që mori jetët e miliona civilëve vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, shefja e diplomacisë kosovare bashkë me të Ngarkuarën me Punë për marrëdhëniet Kosovë – Izrael dhe zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm në MPJD, bënë nderime tek pllaka përkujtimore për hebrenjtë, në vendin ku ishte Sinagoga e fundit, si dhe tek dhe varrezat Hebreje në Prishtinë.

“Ndajmë të njëjtin fat. Imazhe të njëjta të gjenocidit: viktima të urrejtjes, refugjatë të trishtuar e depërtime masive me tren – që janë mishërim i dhimbjeve tona të përbashkëta”.

Ajo tha se sot është dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit – gjashtë milion hebrenjve dhe shumë të tjerë të vrarë, atëherë kur dinjiteti njerëzor u përdhos nga urrejtja.

“Sot përkujtojmë edhe hebrenjt e Kosovës, të cilët humbën jetën në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen. Ne nuk ju harrojmë”.

Ministrja Hradinaj-Stublla tha se kjo ditë kujtohet edhe për të nderuar të mbijetuarit dhe ata që rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë gjatë periudhës më të errët të historisë, në mes të tyre edhe shume familje shqiptare.

“Ekziston një nevojë e thellë për të mësuar nga historia e Holokaustit, prandaj jam që kemi filluar miratimin e përkufizimit të IHRA-s mbi antisemitizmin”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla, duke shtuar se njerëzimi nuk duhet të lejojë të përseritën kurrë më mizori të tilla.