Home Lajme Miratohet marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak Turqi-Maqedoni

Marrëveshja e bashkëpunimit financiar ushtarak e firmosur mes Turqisë dhe Maqedonisë më 21 nëntor 2012 u miratua nga ana e Parlamenti i Maqedonisë.

Me anë të marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, që ka për qëllim ristrukturimin e ushtrisë së Maqedonisë, parashikohet që Turqia të japë ndihma në vlerë 2 milionë e 75 mijë lira turke.
Sipas marrëveshjes Maqedonia do të blejë pajisje dhe shërbime ushtarake nga Turqia të prodhimit vendor në vlerë 1 milionë e 975 mijë lira turke.

Ndërkaq pjesa prej 100 mijë lirave turke do të përdoret në para të gatshme.
Marrëveshja do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2017./trt/