Home Lajme KOSOVË Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit…

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, përkatësisht Drejtorinë e Administratës, në kuadër të projektit të Platformës Digjitale për Pjesëmarrjen Publike (DPPP), kanë hartuar, dizajnuar dhe vendosur një mural të përhershëm në Qendrën për Shërbime të Integruara (QSHI) – One Stop Shop.Nëpërmjet këtij murali synohet informimi i qytetarëve lidhur me platformën digjitale, që mundëson komunikim interaktiv dhe transparent ndërmjet banorëve dhe Komunës, duke u mundësuar banorëve t’i parashtrojnë mendimet e tyre përmes internetit (online) dhe të votojnë për projekte apo çështje të caktuara në Komunë. Komuna e Prizrenit falënderon Misionin e OSBE-së për mbështetjen e ofruar për krijimin e platformës, e cila funksionon në katër gjuhë, si dhe për vendosjen e muralit në QSHI. Për t’i parashtruar kërkesat dhe mendimet e juaja mund të klikoni në: https://platformadigjitale.com/Prizreni/Për gjuhën turke: https://platformadigjitale.com/Prizreni/Për gjuhën srb/bosh.: https://platformadigjitale.com/Prizreni/Për gjuhën angleze: https://platformadigjitale.com/Prizreni/