Home Lajme KOSOVË Mitrovicasi e dënon me 35 euro policinë, kishin parkuar veturën në vend...

Policia e Kosovës për çdo ditë gjobit qindra qytetarë për shkelje të rregallave në trafik.

Por, një gjë e pazakontë ka ndodhur në Mitrovicë.

Një qytetar i Mitrovicës i ka shqiptuar një gjobë simbolike një vetureje të Policisë pasi e kishe bllokuar hapësirën e objektit ku lajmërohen pensionistët, shkruan Jepi Zë.

Në letrën që ia la në dritare, qytetari e dënoi veturën e Policisë me 35 euro për parkim të palejuar.

Ai ka thënë se gjoba simbolike erdhi pasi vetura e Policisë kishte bllokuar një parking të dedikuar, gjë që ia kishte pamundësuar ta afrojë tek objekti gjyshin e tij 80 vjeçar që është i palëvizshëm.

“Unë sot e dergova gjyshin tim për t’u lajmëruar për penzion i cili është 80 vjeçar dhe është me aftësi të kufizuara, kjo veture e policisë na e ka pamundësuar ta dërgojmë gjyshin deri afër objektit të penzioneve”, ka thënë qytetari.