Home Lajme Mjeku prizrenas Nexhip Berisha vdes nga koronavirusi

Një tjetër mjek nuk ka arritur ta fitojë betejen me koronavirusin. Doktor Nexhip Berisha vdiq sot, i konfirmuar pozitiv me COVID-19.Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar, drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj.“Doktori ka vdekur gjatë ditës së sotme i konfirmuar me COVID-19”, tha Avdaj“Do të jesh me ne ashtu siq ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymezim i një miqësie dhe si një koleg i paharuar.