Home Lajme BOTË Mogherini paralajmëron Trumpin: Jo ndërhyrje në punët e BE-së

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ka paralajmëruar qeverinë e SHBA-ve që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Mogherini në kuadër të takimeve në Washngton, për takimet me këshilltarin e presidentit amerikan për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, këshilltarin Jared Kushner dhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Rez Tillerson Mogherini, është shprehur se “Çdo gjë ishte shumë mirë.”

“Të gjitha mesazhet ishin të mira, por nuk do të sillem sikur nuk jemi me pikëpamje të ndryshme në disa çështje”, u shpreh shefja e diplomacisë evropiane, duke vënë në dukje se përparësitë e SHBA-së dhe Evropës janë të ndryshme. Ajo ka shtuar se në këto çështje qëndrimet tregojnë ndryshime pavarësisht se mes Brukselit dhe Washingtonit ka një mirëkuptim të përbashkët në fushat si lufta kundër terrorizmit.

“Nuk duhet të ketë ndërhyrje në punët e brendshme”

Duke iu shmangur përgjigjeve ndaj pyetjeve për politikat e qeverisë Trump për emigrantët dhe refugjatët, Mogherini i ka cilësuar këto si çështje te brendshme dhe ka bërë thirrje se edhe SHBA nuk duhet të bëjë komente për çështjet e politikës së brendshme të BE-së.

“SHBA-ja është një demokraci e madhe. Ka një popull dhe institucione të forta. Komentet ndaj politikave të brendshme të SHBA-ve nuk janë as punë e imja dhe e asnjë evropiani tjetër. Kjo gjë është e vlefshme edhe për SHBA-në”, është shprehur përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Ndërsa duke iu referuar komenteve të Trump për çështjen Brexit, Mogherini ka vlerësuar: “Herë pas here shikoj disa komente dhe thashetheme të cilat ftojnë vendet evropiane që të bëjnë këtë apo atë. Një gjë më duhet ta shpreh qartë, Evropa ka një krenari. I jemi mirënjohës Amerikës pasi kemi ndërtuar bashkë lirinë, demokracinë dhe ekonomitë tona, por tashmë jemi rritur. Si union hyjmë në moshën e 60 viteve. Ne jemi një fuqi globale dhe mund t’ia dalim mbanë vetë.”

Trump menjëherë pas referendumit për daljen e Britanisë nga BE-ja mbajti qëndrimin se ky vend kishte bërë shumë mirë që ishte ndarë nga BE-ja.

“Do të vazhdojmë marrëdhëniet me Iranin”

Mogherini ka vënë në dukje se në çështjen e marrëveshjes nukleare me Iranin ka një bazë të përbashkët mes SHBA-ve dhe BE-së. “Evropa ka një interes dhe përgjegjësi për të vendosur marrëdhëniet me Iranin. Përsa kohë që zbatohet plotësisht marrëveshja kryesisht në drejtim të tyre ne do të vazhdojmë marrëdhëniet tona me Iranin për çështjet ekonomike, politike, etj. E di që kjo nuk është politika e SHBA-ve, por kjo është politikë e Evropës dhe do të vazhdojë”, është shprehur Mogherini.

KULTURË

0 2900

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...