Home Lajme KOSOVË FAMILJA SKAMNORE JETON NË MJERRIM, KOMUNA E PRIZRENIT NUK NDAN MATERIALE NDËRTIMORE

Në këtë shtëpi në foto, që as një dhomëshe s’mund të quhet, pa kuzhnë e me një banjo të improvizuar, me shporetin e druve në “ballkon”, jeton familja pesë anëtarëshe Shigjeqi. Kjo shtëpi është në fshatin Plane, fshat të cilit gjatë verës Maja e Pashtrikut i bënë hije, ndërsa dimrit i sjell rryma të ftohta, që të mërdhijnë.

Nënëlokja Ryva Shigjeqi, e cila në këtë “shtëpi” jeton me djalin, nusen dhe dy fëmijë të vegjël i ka sytë e hapur kah Komuna e Prizrenit, dhe njerëzit vullnetmirë. “Ishalla bajnë gajret e na ndihmojnë”, thotë me shpirtin e lodhur nga vitet dhe “egërsia” e jetës. Kjo familje kërkon hapësirë të dinjitetshme për jetë të cilën vetë, pa ndihmë nuk e arrin. Dimri në fshatin Plane është i gjatë dhe i ftohtë, ndërsa erërat, e bëjnë të pasigurt jetën në shtëpinë e mbuluar me llamarinë.

“Kur të bie shi e kur të frynë fryma e merr kulmin e çon hava” thotë nënëlokja Ryve e shqetësuar dhe e frikësuar para dimrit që po vjen. Edhe kështu si është kjo “shtëpi” është rregulluar kohëve të fundit, sepse po vjen dimri prandaj familja Shigjeqi me forcat vetjake, ka arritur që atë pak hapësirë brenda ta sigurojë sa të mundet, nga shiu e bora e nga të ftohtit e dimrit.

“Djali është pa punë, me fëmijë të vegjël dhe e kemi ta pamundur të bëjmë më shumë se kaq” thotë ajo, duke e pohuar edhe faktin se edhe ushqimin nuk e sigurojnë krejt lehtë. “ ër bukë edhe ia dalim, djali punon herë pas here, sa herë gjen punë” thotë nënëlokja me shikimin kah fëmijët, rrita e të cilëve ka mungesa të theksuara.

Ky rast është një nga rastet i cili nuk ka gjetur përkrahje në projektin e Komunës për ndarjen e materialit ndërtimor, dhe është ngritur si çështje në Kuvendin Komunal të Prizrenit nga kuvendari Qemal Krasniqi, i cili është duke u angazhuar që këto raste të sensibilizohen dhe të gjejnë përkrahje dhe ndihmë edhe nga Institucioni edhe nga njerëzit vullnetmirë. /Gazetaere.com/

planeja-shiqegji-747663

KULTURË

0 2790

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...