MPB deklarohet për bosin turk Sedat Peker: Ka leje qëndrimi dhe biznes të tij në Prizren
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të shtetasit turk, Sedat Peker, i cili u arrestua në Maqedoninë e Veriut dhe u depërtua për në Kosovë.
Pasi nuk u është përgjigjur pyetjeve të Gazetës Express, MPB, përmes një komunikate për media kanë thënë se Sedat Peker nuk është shtetas i Kosovës dhe nuk posedon pasaportë kosovare. Megjithatë, ministria e rendit njofton se ai posedon leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë, pasi ka një biznes të regjistruar në Prizren.
“Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se pas raportimeve në disa media, rreth arrestimit të qytetarit turk, Sedat Peker nga autoritet e Maqedonisë Veriore dhe depërtimit të tij në Republikën e Kosovës, se shtetasi turk nuk është shtetas i Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme mund të konfirmoj se personi në fjalë nuk posedon pasaportë kosovare, siç është raportuar, por i njëjti posedon vetëm leje qëndrimi të përkohshëm, në emër të një biznesi të regjistruar në Prizren, nga viti 2014 dhe të vlefshëm deri më 29/12/2021”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Peker ka hyrë në Kosovë në mënyrë legale të hënën, ndërsa sot është larguar në drejtim të Shqipërisë.