Home Lajme KOSOVË MPB dhuron 24 kamionë për njësitet e zjarrfikësve

Ministria e Punëve të Brendshme do të shpërndajë 24 kamionë, për fazën e parë të projektit, të njësive të zjarrfikësve të 24 komunave të Republikës së Kosovës.

Ky projekt financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në fazën e dytë të projektit, që do të përfundojë më 30 qershor, do të shpërndahen edhe 14 kamionë të tjerë.

Vlera e totale e këtij projekti është 5. 334. 659, 93 euro.

KULTURË

0 2705

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...