Home Lajme BOTË Mrekullia ndodh në Turqi: Shpëtohet 91 orë pas tërmetit një vogëlushe

Bëhet e ditur se 91 orë nga pas tërmetit në Izmir të Turqisë është shpëtuar nga rrënojat e një apartamenti një vajzë e vogël.Ekipet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë punimet e tyre në rajon, gjatë një operacioni arritën të gjejnë një fëmijë që ndodhej nën rrënojat e apartamentit Rıza Bey dhe më pas punimet i intensifikuan në këtë zonë.Pasi arritën kontaktin me fëmjën, nën rrënoja u dërguan serum, batanije termale dhe barrelë.Fëmija pas vendosjes në barrelë u trasportua për tek ambulanca. Gjatë kësaj u rritën edhe zërat dhe duartrokitjet për shpëtimin e fëmijës.