Home Lajme KOSOVË Muçiqi: Mbi 50 mijë persona kanë mbetur papunë, nëse s’hapen restorantet nisim...

Këngëtari Afrim Muqiçi, përfaqësues i estradës në Odën e Hotelerisë, tha se mbi 50 mijë persona kanë mbetur të papunë në këtë sektorë.

Ai thotë se të gjitha rrugët institucionale janë shterur dhe se nuk kanë zgjidhje tjetër pos protestave, nëse nuk lejohej pamje e restoranteve dhe organizimi i dasmave nga muaji prill.

Sipas tij, është i paarsyeshëm lejimin i aktivitet të tjera të ngjashme, duke shtuar se pronarët e këtyre bizneseve janë buzë “greminës”.

“Humbjet janë të tmerrshme, rezultati është zero sepse po të na ishte lejuar të punonim si gjithë të tjerët nuk paska pasur me ndryshu asgja. Në këtë rast janë dëmtuar të gjitha bizneset ka salla të dasmave që kanë filluar të ndërtohen në fund të vitit 2019 dhe kanë përfunduar dhe të gatshme për punë, ka njerëz që paguajnë kredite, pastaj shqetësimi është që kanë mbetur shumë puntorë pa punë. Janë mbi 50 mijë puntorë të cilët faktikisht janë të papunë dhe janë buzë greminës dhe kjo është shumë shqetësuese”.

“Neve nuk na ka mbetur më rrugë institucionale, do të thotë të gjitha janë shterrur, kështu që duhet edhe neve të na lejohet sepse jemi qytetarë të këtij vendi, ose të mbyllet për të gjithë e ta provojmë sepse vaksina nuk është askund, por nëse lejohet për disa të tjerë ku është logjika që të ndalohet për ne, dhe është dasmori ai që vendos se a mban apo jo dasmën”, u shpreh ai.

Fajtor kryesor për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19, sipas tij, janë partitë politike për grumbullimin e personave gjatë fushatës.

Madje ai thotë se ata duhet të kërkojnë falje publike dhe të marrin përgjegjësi ndaj të gjithëve.

“Fajtori kryesor janë partitë politike të cilat janë përgjegjëse dhe duhet të kenë përgjegjësi publike para qytetarëve, para diasporës tonë sepse e dimë shumë mirë që para fillimit të fushatës numri i rasteve ka qenë më i vogël, ndërsa menjëherë pas fushatës kalojë edhe 600 kështu që shqetësimi jonë duhet me qenë nga këta njerëz të cilët e kanë sjellur situatën në këtë gjendje çfare jemi. Sot bëhen 365 ditë që kur kemi qenë të mbyllur ndërsa nuk e ndjejmë veten fajtorë për shpërndarjen e virusit sepse neve instituti i shëndetit publik, dhe organet përkatëse nuk na kanë lejuar t’i mbajmë dasmat dhe ne i kemi respektuar ato masa”, theksoi tutje ai.

Muçiqi shton se kërkesat e tyre janë normale, duke pohuar se gjenerimet e tyre vjetore sillen nga 600 deri në 800 milionë euro në arkë të shtetit, raporton Ekonomia online.

“Në momentin kur në kohë fushate ju deshtën sallat e dasmave këta të gjithë i shfrytëzuan, ndërsa i kanë ndalu familjet që të kenë ahengjet e tyre familjare. Në fund të fundit nuk po kërkojmë asgjë tjetër, por vetëm të mos përdoret standard i dyfishtë, por të lejohet ashtu si janë lejuar kafiteritë, qendrat tregtare gjithmonë duke ju përfillë masave, sepse nëse kanë vendosur masa për një kafiteri, vendosini edhe për restorantet”.

“Kështu që ne kemi sjell vendim që deri në fillim të muajit prill në rast se nuk lirohen masat sikurse për bizneset tjera atëherë do zgjedhimt mjetet më radikale të mundshme që edhe ne ta ushtrojmë veprimtarinë tonë. Është një biznes që regjeneron në vjet 600-800 milionë euro në arkë të shtetit dhe të anashkalohemi nuk është e drejtë”, përfundoi ai.