Home Lajme KOSOVË Mund të vazhdojë izolimi, institucionet diskutojnë sot për kufizime të reja anti-COVID

Masat që janë marrë gjatë vikendit nga institucionet e vendit, nuk do të jenë të vetmet për të luftuar COVID-19. Sot gjatë ditës është paralajmëruar se mund të ketë vendim për masa të reja, pasi që numri i të infektuarve ka shkuar duke u rritur, shkruan Gazeta Express.Institucionet e vendit, të premten, kanë dalë me masa të reja kufizuese të përhapjes së COVID-19.Në javët kur Kosova po përballet me qindra të infektuar në ditë, e është rritur edhe numri i personave që kanë ndërruar jetë, institucionet kanë zgjedhur që gjatë vikendit të bëjnë një test të masave, ku është ndaluar veprimtaria e disa subjekteve afariste, bizneseve, qendrave tregtare dhe rekreative, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafenetë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës.Ky vendim u zbatua prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e premte) deri më 09/11/2020 (e hënë) në orën 05:00, derisa, për dy ditë në vend kanë funksionuar vetëm, Furrat e bukës, barnatoret, marketet e vogla, pompave të derivateve. Institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale. Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe administratës shtetërore). Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit.Këto masa që kanë hyrë në fuqi vetëm gjatë vikendit, pritet që sot të zëvendësohen me masa të reja.Një gjë e tillë do të ndodhë në takimin virtual që pritet të mbahet në orën 11:00 në mes të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe AKK-së.Se do të ketë masa të reja e ka konfirmuar dje vetë Zemaj përmes një shkrimi në Facebook ku ka njoftuar se është takuar me kreun e Odës Ekonomike, Berat Rukiqin, kreun e Odës Amerikane, Arian Zekën, Petrit Kll