Home Lajme KOSOVË Murati: Diaspora heziton të investojë për shkak të korrupsionit e haraçit

Sonte në “Puls” të KTV-së u diskutua me ministrin e Diasporës, Valon Muratin, për diasporën kosovar e cila, sipas ministrit, nuk po investon në Kosovë për shkak të problemeve të mëdha që po i paraqiten.

Valon Murati thotë se ministria e tij ka bërë të pamundurën për të koordinuar aktivitetet me të gjitha institucionet. Sipas tij, të gjitha qeveritë e kanë pasur problem koordinimin mes vete, ndërsa tani janë realizuar takime me Doganat, ATK-në në mënyrë që të rregullohen të gjitha ankesat që ka mërgata.

“Ky vendi ynë ka vuajtur nga mos-koordinimi andaj kemi filluar të punojmë më gjitha institucionet”, ka thënë Murati.

Murati thotë se diaspora ka hezituar të investojë për shkak të burokracisë, korrupsionit, haraçit dhe sistemit të drejtësisë.

“Mërgata ka hezituar të investojë për shkak të burokracisë, korrupsionit, haraçit dhe sistemit të drejtësisë. Jemi duke punuar me gjitha institucionet që ta lehtësojmë burokracinë dhe t’i koordinojmë aktivitete e tona për ti lehtësuar investimet e diasporës në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se ka vizituar shumë biznesmenë kosovarë nga perëndimi të cilët janë të gatshëm të investojnë në shumë sfera.

“Në Kosovë kemi të hyra nga diaspora apo kemi remitenca diku rreth 600 milionë por këto ashtu si vijnë dalin prapë jashtë vendi ,andaj duhet të investohet në prodhim që parat mos të dalin jashtë vendit”, ka thënë Murati.

Ministri po ashtu tregoi se është duke u bërë regjistrimi, por pasi që projekti është në vazhdim ai nuk ka mundur të japë ndonjë shifër zyrtare për numrin e qytetarëve të Kosovës jashtë vendit.

Sa i përket ikjes së fundit nga vendi të shumë qytetarëve, Murati fajëson politikën dhe keqqeverisjen në vend.

“Këtu jemi fajtorë e gjithë politika 15 vjeçare, keqqeverisja pozitë – opozitë të gjithë jemi fajtorë që njerëzit të mos kenë shpresë dhe të ikin nga vendi. Por, unë prapë mendoj dhe duhet të bëj apel se duhet të investojnë në vendin e tyre”, ka thënë Murati.

KULTURË

0 2426

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...