Home Lajme KOSOVË Mustafa emëron Dalibor Jevtic, ministër për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, emëroi sot Dalibor Jevtic, në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Jevtic vjen nga Lista Serbe.

Lista Serbe ka njoftuar kryeministrin se do të kthehet aktivisht në Parlament dhe në Qeveri nga data 27 prill 2015.

Dje, Kryeministri Isa Mustafa ka pritur në zyrën e tij edhe katër kryetarët e komunave të veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore, ku janë harmonizuar qëndrimet që këto komuna të miratojnë buxhetet e tyre, në përputhje me ligjet e Kosovës. /Telegrafi/

KULTURË

0 3000

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...