Home Lajme BOTË Mustafa kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet me shumicë muslimane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Sekretarin e Ligës së Botës Muslimane, Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa, i cili po qëndron në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit thuhet se gjatë këtij takimi, ku i pranishëm ishte edhe Muftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, u bisedua për fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe nevojën e njohjes nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe ato me shumicë muslimane.

Kryeministri Mustafa me këtë rast ka njoftuar për progresin e Kosovës në të gjitha fushat dhe përkushtimin e plotë për avancim të mëtejshëm të zhvillimit ekonomik dhe proceseve integruese euroatlantike. Duke folur për procesin e fuqizimit të shtetësisë, Mustafa theksoi nevojën që Kosova të njihet nga të gjitha vendet e botës.

Kurse Sekretari i Ligës së Botës Muslimane, Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e kësaj Lige për njohjen e mëtejshme të Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është kauzë e drejtë, andaj të gjitha shtetet e botës duhet ta njohin shtetin e Kosovës”, tha ai, duke premtuar përkrahje në këtë drejtim.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për vlerat tradicionale të tolerancës, mirëbesimit dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve etnike dhe fetare që mbizotërojnë në Republikën e Kosovës dhe aspekte tjera të zhvillimeve pozitive në këtë vend.

KULTURË

0 2514

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...