Home Lajme KOSOVË Mustafa me ofertë të re për VV-në: Të votohet Kurti për Kryeministër,...

Mustafa me ofertë të re për VV-në: Të votohet Kurti për Kryeministër, pa hyrë në qeveri të qëndrohet në opozitë!

Lideri i LDK-së Isa Mustafa është deklaruar sot para mediave lidhur me zhvillimet e fundit për koalicionin e mundshëm me VV-në.
Mustafa tha se sot është ditë e rëndësishme sepse ka të bëjë me konstitiumin e Kuvendit të Kosovës çështje kjo e cila u trajtua në mbledhjen e Kryesisë.

“Ne mbesim edhe më tutje të interesuar dhe të përkushtuar që vendit t’i japim zgjidhje në këto momente, natyrisht se jemi gati të vazhdueshme edhe të ardhmen të ofrojmë zgjidhje. LDK është dakorduar që qeveria të ndahet propocrioanlisht, 5 minsitri për LDK dhe 5 për VV-në si partner kryesor qeverisës. Jemi pajtuar poashtu që kryeministri dhe një zv/kryeministër t’i takojë LVV dhe në asnjë rast nuk e kemi shtruar cështjen e kryeministrit, pasi parimisht jemi pajtuar që nga fillimi. Ndërsa zv/kryeministri i parë dhe Kryetari i Kuvendit t’i takojë LDK-së. Nga një nënkryetarë të Kuvendit sipas Kushtetutës, secilit nga Grupet Parlamentare. LDK propozon kandidat për president i cili plotëson të gjitha kushtet e të gjitha krietert kushtetuese dhe ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së Presidentit, përkrahte nga VV, Vetëvendosjes t’i jepet ose të merr një ministri nga LDK dhe me këtë proporcioni në Qeveri do të mbetet, 6-4, sa i përket ministrive, por nga momenti kur zgjidhet presidenti.Kemi llogaritur se në të gjitha këto variante, LVV do të ketë më shumë pozita sepse do të ketë 7 pozita qeveritare, si dhe ashtu sic ka kërkuar dy nënkryetarë të Kuvendit, ndërkaq më vonë kur do ta bënim ne zëvendësimin me president, do të mbesim praktikisht me 7 pozita ndërkaq VV 10 pozita duke përfshire edhe një ministri të bartur nga ne.Nëse VV nuk është gati për këtë marrëveshje dh ee sheh LDK-në si pengesë, atëherë unë po deklarojë sot me pëlqimin e kryesie se LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi institucionale dhe nga të gjitha pozitat, duke ia lënë këto VV-së, pra LDK shpreh gatishmëri të votojë pa asnë kushtë me 28 deputetë formimin e insticioneve të reja, të drejtuara nga LDK.Shprehim gatishmërinë të votojmë kandidatin e VV-së për kryetar të Kuvendi si dhe qeverinë e VV-së pa LDK, nëse ata nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne, por ne jemi shumë të interesuar që çështja e qeverisë dhe e institioneve të zgjidhet që në këtë vend të funksionojnë institucionet.Një alternativë është në pushtet, një në opozitë. Nëse ne tërheqmi nga përgjegjësitë jemi opozitë, pra votojmë por qëndrojmë si parti opozitare. Pra parti ndërmjetëse në Kuvend,nuk ka. S ai përket sot, me Kushtetutë i takon partisë së parë që të bëjë propozimin për Kryetar të Kuvendit, nëse do ta kemi ndonjë kandidat që propozon VV ne jemi marrë vesh që deputetet tanë ta votojnë atë kandidat, në mënyrë që të mos krijojmë pengesa për konstitiumin e Kuvendit”, tha Mustafa

KULTURË

0 3000

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...