Home Lajme KOSOVË Mustafa: Nuk do të kërkojmë presidentin, e kemi kryeministrin

Isa Mustafa, kryetari i LDK-së në Pressing ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të kërkoj postin e presidentit pasi kanë atë të kryeministrit.Mustafa ka thënë se deri në janar duhet të vendoset çështja e presidentit ose të shkohet në zgjedhje.“Nuk duhet të shtyhet më shumë se janari i vitit të ardhshëm për shkak të afateve kushtetuese”, tha ai.Mustafa ftoi partitë që të marrin pjesë në tyrezën për të diskutuar për kandidatin e postit të presidentit.“Ne kemi pasur mjaft shumë biseda për të, kemi arritur që të shpërfaqim qendrimet tona, mirëpo ajo që është evidente gjatë formimit të koalicionit qeverisës nuk jemi marrë vesh për presidentin.Koalicioni s’ka as nuk ka pasur vota të mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit. Unë e shof mundësinë ideale që cdo njeri të hjek dorë nga ambiciet personale.Edhe me PDK dhe VV të ulemi në tavolinë që të gjejmë një kandidat që do të ishte i pranueshëm për të gjithë.PDK nuk ka sqaruar tërësisht qëndrimet e tyre por vetëm në opinion kanë thënë se do të votojnë vetëm kandidatin e tyre. Në qoftëse tani nuk e gjejmë zgjidhjen nuk do ta kemi lehtë ta zgjedhim edhe pas zgjedhjeve.Unë kërkesënn tyre që ta mbajmë këtë tryezë nuk e kam për zgjidhjen definitive pasi përcaktohet me organet e partive.Kandidat kemi mjaftë pasi kemi shumë kuadro që do ta bënin këtë punë dhe do ta prezantonin shtetin në mënyrë dinjitoze”, tha ai.

KULTURË

0 78

Aktivitete çdo natë– Muzikë / Performanca Artistike Filigran , Art me Pika , Qëndisje , Punime Druri. https://www.facebook.com/TVBESA/videos/852044405574209