Home Lajme KOSOVË Mustafa: S’na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me njësi speciale...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se zgjedhjet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre dhe sipas tij zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje.

Kështu iu ka referuar Mustafa vizitës së Kreut të VV-së, Albin Kurtit, dje në Skënderaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa tha se “me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujtdo qoftë, është humbje”.

“Zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!?

Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.

Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.

Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar!”, ka shkruar Mustafa.