Home Lajme KOSOVË MUSTAFA: SYNOJMË TË JEMI PJESË E ORGANIZATËS BOTËRORE TË SHËNDETËSISË

Ka filluar punimet konferenca e parë rajonale për edukim dhe promovim shëndetësor, ku u tha se rëndësia në promovim e shëndetit është kryesore për institucionet e Kosovës dhe se edhe në të ardhmen do të angazhohen në luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Në konferencë po marrin pjesë përfaqësues të vendeve rajonale dhe njëherësh po mbahet në 90 vjetorin e Institutit Shëndetësor të Kosovës.

Kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se nuk ka shumë institucione që shënojnë jubile të tilla, prandaj kjo për ne është shumë e rëndësishme.

“Konsideroj se ky institut ka luajtur rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Shëndeti është shumë i rëndësishëm për ne dhe ne këtë së bashku me zhvillimin ekonomik dhe arsimin janë prioritetet e programit qeveritar”, ka thënë Mustafa.

Ai premtoi se për këtë institucion nuk do të mungojë përkrahja e Qeverisë.

Kryeministri Mustafa tha se Kosova ka synim që sa më parë të bëhet pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kurse, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se rëndësia në promovim e shëndetit është kryesore për institucionet e Kosovës. Ai tha se sukseset e arritura nuk do të arriheshin pa ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Do të jemi të angazhuar për luftimin e sëmundjeve ngjitëse”, ka thënë ai. /Telegrafi/

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...