Home Lajme KOSOVË Mytaher Haskuka deklarohet për përplasjet me asambleistët e VV-së: Nuk bllokuan punën...

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili së fundmi ka qenë i prekur me Covid-19, ka pasur përplasje dhe mospajtime kohët e fundit edhe me anëtarë të partisë së tij, përkatësisht asambleistët të Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin e drejtpërdrejt Rtv Besa.

Një e tillë ishte edhe me mosvotimin e granteve dhe kredive të lëshuara nga BERZH-i ngakëshilltarët e LVV-së e të cilët nuk kishin marrë fare pjesë në seancë.

Për Haskukën një sjellje e tillë ishte e befasishme.

“Me të vërtetë atë ditë kam qenë i befasuar nga të gjithë këshilltarët, është marrëveshje shumë e mirë midis komunës dhe BERZH-it, se është kredi dhe grant për energji efiçente, për 100 objekte publike. Për disa qendra kulturore, shtëpi të kulturës nëpër fshatra të Prizrenit, të cilat do të furnizoheshin me dritare të reja dhe kulme të rinj. Jam befasuar, por u befasova më shumë se këshilltarët nuk kanë qenë aty mos me votu”, tha Haskuka në emisionin direkt në Rtv Besa.

Ai ka thënë se me mosvotimin e kësaj marrëveshjeje nuk është bllokuar ai si person, por është bllokuar qytetari dhe Komuna e Prizrenit.

“Kjo nuk është marrëveshje për mua, po për Prizrenin, nuk është etike mos me i votue gjërat që janë për të mirën e Prizrenit dhe qytetarëve të saj. Nuk është në rregull. Nuk është faktikisht bllokim i punës sime, por bllokim të punëve për qytetarët.

Haskuka ka theksuar po ashtu se një mospjesëmarrje në votim si kjo ka pasur edhe disa herë të tjera. Se a po ndodh ky bojkotim i punës së tij nga partia e Haskukës dhe a po bëhet qëllimshëm, ai kishte këtë përgjigje.

“Nuk e di a është neglizhencë, nuk mendoj që është në rregull duke pasur parasysh që një pjesë e tyre kanë qenë për t’i prishur koalicionet, normalisht që edhe zhvillimet politike na sollën në këtë gjendje ku ne nuk kemi shumicën në KK. Mungesat janë të paarsyeshme”, nënvizoi ai në Rtv Besa.